Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i dënuar me burgim të

Është ekstraduar në Shqipëri 29 vjeçari Bledar Bushaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në vitin 2013-të.

Bledar Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit në vitin  2015 e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e 2013-ës:

 Në datën 11.10.2013 në Rrotull, Ishëm, Bledar Bushaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Albert Bushajn, ndërsa ka plagosur dy vëllezërit e tij dhe nënën 52-vjeçare.

 

Shkak i konfliktit mësohet se janë bërë stivat e drurëve të pishave, të cilat ishin prerë më parë nga firma që po hapte një rrugë dytësore në zonë, u përvetësuan nga familjet e konfliktuara.

 

Stivat e druve janë pretenduar nga të dyja palët, mes të cilave fillimisht ka nisur një debat që ka pasuar me përdorimin e armëve.

 

Pas ngjarjes, Bushaj u largua nga Shqipëria duke u fshehur, por u arrestua më pas në Gjermani. Ndërsa sot është bërë e mundur ekstrardimi i tij në Shqipëri.

Të fundit