Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Greqia i dënuari në Tiranë me 7 vjet burg

Interpol Tirana dhe Interpol Athina kanë bërë të mundur ekstradimin nga Greqia të një shtetasi shqiptar të dënuar me 7 vjet burg.

Shtetasi Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më 11 janar 2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Të fundit