Flash News

KRYESORE

Ekuador/ Shqiptari ekzekutohet me plumb pas koke

Ekuador/ Shqiptari ekzekutohet me plumb pas koke

Një shqiptar 36 vjeçar ka mbetur i vrarë në jugperëndim të qytetit Guayaquil të Ekuadorit.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i vrarë është Ilir Hidri, i cili u qëllua rreth orës 20:00 të së martës. Ai po ecte në rrugë në Vereda, kur u qëllua pas shpine nga një persona me ngjyrë.

Viktima ka marrë një plumb në zverk duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Autori i krimit u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes nëpërmjet një motori që drejtohej nga një person tjetër.

Mediat vendase shkruajnë se vrasja shkaktoi panik tek banorët e zonës, ndërsa kohët e fundit janë regjistruar një sërë krimesh në zonë.

Synimi për ta grabitur është hedhur poshtë si motiv. Sipas hetimeve paraprake, autorët e kishin ndjekur viktima derisa sa e qëlluan atë për vdekje. Autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë.

Të fundit