Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekzekutimi i Elton Çiçës/ Si u zhdukën arma e celulari i viktimës nga oficeri i policisë
Një oficer policie që ndodhej në tavolinë me viktimën akuzohet nga Prokuroria se ka zhdukur nga vendi i ngjarjes armën që mbante Elton Çiça, bashkë me celularët e tij. Alban Trimi, së bashku me shtetasin Redjan Rraja, akuzohen nga Prokuroria se kanë penguar zbulimin e së vërtetës, shkruan “Panorama”.
Gjatë hetimit është pyetur Alban Trimi, me detyrë oficer i Policisë Gjyqë sore. Nga deklarimi ka rezultuar se natën e ngjarjes ka qenë në barkafene “De Niro” me shokun e tij, shtetasin S.K., dhe pak më pas në barkafene ka shkuar një shoku i tij i quajtur Redjan Rraja, shoqëruar ky i fundit nga një shoku i tij i quajtur Elton. Rreth orës 22:15 minuta, në lokal ka ndodhur vrasja. Në kërkesën për gjykim, Prokuroria citon në detaje gjithçka kanë regjistruar kamerat e sigurisë së lokalit në veprimet që ka kryer oficeri i policisë.
PAMJET E KAMERAVE
Nga pamjet filmike në momentin e ngjarjes, rezulton se: Duke filluar nga ora 22:1522:23, në barkafene hyn një person me kapelë në kokë, i cili drejtohet për nga tavolina ku janë ulur katër personat e sipërcituar, të vendosur në pozicionet e sipërcituara. Personi me kapelë qëllon me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Elton Çiça, i cili vazhdon të jetë i ulur në krah të shtetasit Alban Trimi dhe me fytyrë nga fokusi i kamerës.
Ai del nga barkafeneja me vrap dhe largohet autori që qëlloi me armë zjarri. Në monitor dallohet se shtetasi Elton Çiça rrëzohet mbi divanin ku ishte ulur pak më parë, ndërsa shtetasi Redjan Rraja, ndjekur me shikim nga shtetasi Alban Trimi, merr nga çanta e shtetasit Elton Çiça një send, që duket si armë zjarri pistoletë dhe me të në dorën e djathtë niset për të dalë nga dera e lokalit, duke u paraprirë në këtë lëvizje nga shtetasi Alban Trimi, shkruan “Panorama”. Nga dera e barkafenesë del shtetasi Alban Trimi dhe vrapon në pjesën e jashtme të barkafenesë për nga e majta e tij, dhe kthehet sërish me vrap brenda në lokal. Shtetasi Redjan Rraja kthehet sërish në ambientet e brendshme të barkafenesë me armën e zjarrit pistoletë në dorë, ulet në anën e tij të majtë, ku më parë ishte ulur shtetasi Alban Trimi dhe ndërkohë duket se në duar, para, mbi prehër, mban ende sendin si armë zjarri pistoletë, të cilin më pas e lë diku në krahun e tij të majtë, në një vend ku këndi i fokusimit të kamerës nuk regjistron.
Më pas shtetasi Redjan kap me të dyja duart viktimën Elton Çiça dhe mundohet ta ulë në dysheme, por nuk ia arrin dot i vetëm dhe në ndihmë i shkon shtetasi Alban Trimi, i cili në këtë moment ka hyrë sërish brenda në lokal. Të dy shtetasit e sipërcituar e ulin viktimën në dyshemenë e lokalit me shpinë mbi pllaka dhe kokën nga banaku i lokalit. Pas kryerjes së këtij veprimi, shtetasi Alban Trimi shkon te tavolina ku ishin ulur, merr disa sende nga aty dhe i vendos në xhepin e majtë të pantallonave dhe del nga dera në krah të majtë të banakut e kthehet sërish në lokal. Në këtë moment dallohet se në xhepin e djathtë të pantallonave ka një celular ngjyrë të zezë. Më pas shtetasi Alban Trimi shkon te vendi ku pak më parë shtetasi Redjan Rraja la sendin si armë zjarri pistoletë, e merr atë dhe e kalon në pjesën para brezit nga përpara dhe me dorën e djathtë e fut në pjesën e pasme të brezit nga e djathta, duke përdorur edhe dorën e majtë për ta sistemuar në brezin e pantallonave nga pas. Shtetasi Alban Trimi, pasi del nga lokali ku pak më parë ka marrë sendin si armë zjarri pistoletë, duke folur në telefon drejtohet për nga ana e djathtë e lokalit në sheshin para tij. Pasi bën një xhiro duke folur dhe lëvizur jashtë oborrit të lokalit, jashtë fokusimit të kamerave, ai kthehet nga dera e jashtme përballë derës së lokalit dhe hyn sërish në lokal duke folur në telefonin e tij. Këto veprime zgjasin deri në orën 22:19:17 minuta ose 45 sekonda jashtë fokusimit të kamerave. Para lokalit ka mbërritur ekipi i shërbimit të urgjencës, ku në kohën që ekipi i shërbimit të urgjencës hyn në lokal në vendin e ngjarjes, shtetasi Alban Trimi ndihmon shtetasin Redjan Rraja për të ngritur viktimën.
Shtetasi Alban Trimi shikohet që bashkë me një punonjës të ekipit të shërbimit të urgjencës, shtetasin Redjan Rraja dhe një person të tretë transportojnë viktimën në drejtim të oborrit të jashtëm të lokalit, ndërsa punonjësi i policisë me uniformë qëndron te shkallët e lokalit në hyrje. Në vendin e ngjarjes mbërrijnë forca të tjera të policisë. Alban Trimi kthehet nga transporti i të dëmtuarit me armë zjarri dhe nga pjesa para lokalit futet drejt hyrjes së lokalit. Aty hyn një punonjës policie me uniformë dhe bashkë me të edhe dy shtetas dhe Alban Trimi. Ky hyn në vendin e ngjarjes ku kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë me uniformë, vesh xhupin e tij dhe më pas komunikon me telefonin e tij që e mban në veshin e majtë, me dorën e majtë.
Alban Trimi ka nën sqetull një çantë, të cilën e mori te vendi ku ishte ulur më parë, shkon mbi vendin ku ishte ulur viktima dhe merr nga divani çantën që e la në këtë vend që në fillim kur u ul viktima. Pastaj përkulet mbi dysheme në vendin që përkon me pjesën ku personi që u qëllua kishte këmbët e tij, kur ishte i ulur, dhe me dorën e djathtë nga dyshemeja merr një send të zi që duket si aparat celular. Pastaj merr edhe një send tjetër të zi si aparat celular në pjesën e tavolinës ku ishte ulur ai vetë dhe personi që ishte në krahun e majtë të tij. Pasi ka kryer veprimet e mësipërme, shtetasi Alban Trimi del nga vendi i ngjarjes. Ka rezultuar se në momentin që shtetasi Alban Trimi është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje, si dhe ka dorëzuar një çantë me disa sende të viktimës, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ku mungonin aparate të telefonisë celulare dhe arma e zjarrit pistoletë që duket të ishte në vendngjarje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38