Flash News

KRYESORE

Detaje nga ekzekutimi i 43-vjeçarit në Shkodër, autorët e ndoqën me makinë

Detaje nga ekzekutimi i 43-vjeçarit në Shkodër, autorët e

Një 43-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër.

Sipas policisë, Gjergj Krygja është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Njësisë Administrative Pult, Shkodër.

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë. News 24 raporton se autorët kanë lëvizur me një mjet tip ‘Fuoristradë’ në afërsi të banesës së 43-vjeçarit,  në fshatin Sume të Dukagjinit.

43-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, që ka në tokat bujqësore, kur është qëlluar për vdekje.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit