Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i avokatit, gazetarja Lala: Një pjesë e policisë së Elbasanit është e inkriminuar

Ekzekutimi i avokatit, gazetarja Lala: Një pjesë e policisë

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka komentuar vrasjen e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, 6 ditë më parë. Lala u shpreh ne emisionin 'Te paekspozuarit' se avokatët, prokurorët, gjyqtarët në Shqipëri kanë frikë tashmë që ndodhi ngjarja e rëndë.

“Vrasja e avokatit ka bërë që të tronditet sistemi i drejtësisë.  Kjo bën që të ketë frikë te avokatët, prokurorët, gjyqtarët. Vrasja ka dyshime se është bërë me pagesë, por kjo nuk është kategorike, pasi hetimet do të tregojnë përfundimin. Unë kam qenë vetë në Elbasan. Mund të them, duke njohur terrenin nga afër, se një pjesë e policisë në Elbasan është e inkriminuar. Në Elbasan, vrasja është regjistruar me kamera dhe është ose paaftësia totale ose inkriminimi arsyeja se pse nuk zbardhet ngjarja”, tha Lala.

Ajo ka shtuar se edhe ngjarja e rëndë e ndodhur më herët nuk u zbardh totalisht, ndërsa thekson se ka dyshime se policia po hesht.

Të fundit