Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i dyfishtë në Shkodër, si i shpëtoi fëmija 20 plumbave të automatikut

Ekzekutimi i dyfishtë në Shkodër, si i shpëtoi fëmija

Dy-vjeçari duhet të ishte në gjumë në sediljen e pasme të këtij “Benzi”, kur breshëri plumash automatiku përshkuan trupat e babit dhe të nënës së tij.

Por eksperti i policisë i tregoi ABC News se fëmijën e gjetën në kraharorin e viktimës. Në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë. Më pas përcaktuan skemën si ka ndodhur.

Djali i çiftit që u ekzekutua është zgjuar dhe ka shkuar në prehërin e nënës, me fytyrë nga ajo. Ai është gjallë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës. Asnjë plagë në trup, raporton Abc News.

Ish-punonjësi i policisë, Borhan Berçama, 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, 25 vjeçe u vranë mëngjesin e kësaj të diele.   Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga fqinjët, të cilët edhe njoftuan policinë. Autori i ka qëlluar nga afër me automatik, por foshnjen nuk duhet ta kenë parë.

Të fundit