Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i gjyqtares në Tiranë, Basha: Shuplakë zgjimi për të gjithë, të reagojmë kundër krimit

Ekzekutimi i gjyqtares në Tiranë, Basha: Shuplakë zgjimi për

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ekzekutimit të gjyqtares Fidelz Hafizi nga bashkëshorti i saj në Tiranë.

Përmes një statsusi në rrjetet sociale Basha shkruan se është tronditur nga ngjarja kriminale dhe sipas tij kjo është një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit.

Statusi i Bashës:

Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik. Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes.

Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijet e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt.

 

Të fundit