Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Kacifas, mediat greke: Do ngrihet komision i përbashkët për të zbardhur ngjarjen

Ekzekutimi i Kacifas, mediat greke: Do ngrihet komision i përbashkët

Gazetari shqiptar që jeton prej vitesh në Greqi, Robert Goro ka analizuar deklaratën e Ministrisë së Jashtme helene, në të cilën theksohej se çdo humbje jete është e papranueshme pavarësisht rrethanave, duke iu referuar ekzekutimit të Kostandin Kacifa nga forcat Renea.

“Ministria ka dashur të thotë së ndoshta ekzistonte mundësia që të evitohej humbja e jetës së një personi, pavarësisht se ai mund të jetë ekstremist apo kriminel”, tha Goro për Ora News.

Goro transmetoi edhe informacionet e mediave fqinje, të cilat kanë zbuluar se mund të ngrihet një komision i përbashkët mes dy shteteve për të zbardhur të vërtetën e vrasjes që ndodhin në fshatin Bularat.

“Në momentin rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur plotësisht nuk mund të japim konkluzione përfundimtarë, qoftë një kryeministër, ministër apo gazetar si unë. Mediat greke thonë se do të ngrihet një komision i përbashkët për të hetuar rrethanat e ngjarjes”, pohoi Goro.

Në fund, Goro pohoi se ngjarja do të rrit tensionet me vendeve, megjithatë shtoi se beson se kjo nuk do të ndikojë negativisht te komuniteti shqiptar që jeton në vendin fqinjë.

Të fundit