Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Ravik Gurrës, Dhoma e Avokatëve vendos bojkot një javor në gjithë vendin

Ekzekutimi i Ravik Gurrës, Dhoma e Avokatëve vendos bojkot një

Tri ditë pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra në Elbasan, koleget e tij janë solidarizuar duke bojkotuar proceset gjyqësore për një javë në të gjithë vendin.

Gjatë mbledhjes së sotme, ata kanë kërkuar nga të gjithë kolegët e tyre në mbarë vendin që të mbajnë një qëndrim të tillë mbi ngjarjen e rëndë, e ndodhur në qendër të Elbasanit.

Po ashtu, Dhoma e Avokatëve në Elbasan ka shprehur rezerva edhe për mosreagimin e institucioneve shtetërore lidhur me vrasjen e avokatit.

Ravik Gurra prej 10 vitesh avokat u qëllua në kokë me dy plumba, teksa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Dy çështjet më të rëndësishme të avokatit Gurra lidhen me fisin Çapja në Elbasan dhe Emiljanoi Shullazi në Tiranë.

Ai ushtronte profesionin e avokatit edhe në Angli, ku kishte ngritur edhe studion e tij ‘Gurra&D”, ku merrej kryesisht me çështjet e emigrantëve shqiptarë atje.

Hetimet për zbardhjen e vrasjes i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për ekzekutim të funksionarëve publikë.

Ka dyshime të forta se autori është paguar dhe konsiderohet vrasje pr shkak të detyrës

Të fundit