Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i intelektualëve që ishin proamerikanë në vitin 1948

Historiani Kastriot Dervishi ka sjellë në vëmendje disa prej proceseve politike që janë zhvilluar kundër disa intelektualëve që ishin proamerikanë ose ishin pjesë e antifashistëve të cilët ushtria amerikane i liroi nga kampet e fashizmit në Itali në shtator-tetor 1948.

“Në vitet 1946-1948 në Shqipëri janë zhvilluar disa procese politike kundër disa intelektualëve që ishin proamerikanë (shtresa natyrale e të djathtëve të vendit) ose ishin pjesë e antifashistëve të cilët ushtria amerikane i liroi nga kampet e fashizmit në Itali në shtator-tetor 1948. Pas shumë vitesh kërkimi, kam mundur të evidentoj gjithë personat e përfshira në këto procese të egra politike. Gati të gjithë të arrestuarit u mbajtën 2 vjet të izoluar në hetuesi dhe u torturuan në mënyra çnjerëzore. Në 70-vjetorin e ekzekutimi të nëpunësve Sinan Gjoni e Spiro Ruços dhe gazetarit Kolë Berisha, por postoj fotografitë e hetuesisë së dy prej tyre (itjetri nuk ka foto hetuesie).

Në foto Kolë Berisha (majtas) dhe Spiro Ruço (djathtas) pas gati 2 vjetësh izolim e tortura në hetuesinë komuniste”, shkruan Dervishi.

Të fundit