Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi mafioz në ish-Bllok, viktima e mbrojti me trup Ervis Martinajn

Ekzekutimi mafioz në ish-Bllok, viktima e mbrojti me trup Ervis Martinajn

Zbardhen detaje të reja sa i takon atentatit mafioz mbrëmë në një lokal në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë.

Nga atentati mbeti i vdekur Rigers Gaxha, i cili ishte truproja i Ervis Martinajt, një prej të plagosurve në atentat. Identifikimi i viktimës ka qenë i vështirë pasi nuk kishte mjet identifikues me vete.

Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë 36 vjeçari Martinaj, një person shumë i njohur për Policinë e Shtetit dhe me një të shkuar kriminale.

Mësohet se ka qenë pikërisht Gaxha, ai i cili u ka dalë plumbave përpara duke mbrojtur ‘shefin’ e tij. Për pasojë, ai humbi jetën pasi mori disa plumba në kokë dhe në trup, ndërsa u plagos, por ndodhet jashtë rrezikut Ervis Martinaj.

Po ashtu, nga kjo ngjarje i plagosur ka mbetur edhe shtetasi Redi Popesku, pronar i lokalit.

Të fundit