Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi me armë në Korçë, identifikohet viktima 30-vjeçar

Ekzekutimi me armë në Korçë, identifikohet viktima

Identifikohet i riu i cili u qëllua për vdekje mbrëmë me armë zjarri në lagjen nr 10 në Korçë. Mësohet se viktima quhet Altin Balliu 30 vjeç dhe është nga Pogradeci.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçës.

Të fundit