Flash News

KRYESORE

“Ekzekutimi me snajper i denoncuesit të kanabisit u krye nga një dorë profesionale”

“Ekzekutimi me snajper i denoncuesit të kanabisit u krye nga një

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar pas vrasjes së Alket Muhajt, për të cilin mediat shkruajnë se kishte denoncuar 10 ditë më parë te SHÇKB për kultivimin e kanabisit në zonat Memaliajt.

Shehu shprehet se ekzekutimi me snajper i 43-vjeçarit u krye nga një dorë profesionale, ndërsa shton se ngjarjet e fundit tregojnë se shteti tani më ka rënë.

“Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik! Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj. Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes”, përfundon ai.

Të fundit