Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi misterioz i shqiptarit në Bari, prindërit rrëfejnë bisedat e fundit me 24-vjeçarin

Ekzekutimi misterioz i shqiptarit në Bari, prindërit

Pas vrasjes misterioze të 24-vjeçarit Viktorjan Picaku, të afërmit e viktimës dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet një italian.

Për ‘TV Klan’, ata rrëfejnë se pak ditë më parë, Viktorjani u kishte thënëë se kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë, e cila po dhunohej nga një italian. Familjarët thonë se 24-vjeçari ishte gjendur aty rastësisht dhe kishte ndërhyrë për të shpëtuar të renë.

Por kjo, gjithnjë sipas familjarëve të viktimës, duket se nuk është pranuar nga italiani, i cili mbrëmjen e së mërkurës mori hak ndaj të riut, duke i marrë atij jetën.

Të afërmit e 24-vjeçarit thonë gjithashtu se kanë mësuar se një prej autorëve është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Dy ishin personat që e qëlluan me dy plumba të riun me origjinë nga Mirdita. Ngjarja ndodhi në një shesh të mbushur me njerëz, përfshirë edhe fëmijë, në Corato të Barit.

Ata e qëlluan Viktorjan Picakun në kraharor dhe kokë, duke i marrë jetën. Siç raportojnë edhe mediat italiane, në mesin e pistave të hetimit nga autoritetet atje, është edhe ajo e xhelozisë.

Policia publikon pamjet, si u ekzekutua pas shpine 24-vjeçari shqiptar në mes të Barit

Të fundit