Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi në Shkodër, reagon Jozefina Topalli: Qyteti im është nën pushtetin e krimit dhe askush nuk i del zot

Ekzekutimi në Shkodër, reagon Jozefina Topalli: Qyteti im

Pas vrasjes së 31 vjeçarit Arjan Ferracaku në Shkodër, pronar i dy bizneseve dhe baba i dy fëmijëve, ditën e sotme, ka reaguar ish deputetja Jozefina Topalli.

Në një reagim në Facebook, Topalli shkruan se qyteti i Shkodrës sot është nën pushtetin e krimit dhe se aq shumë vrasje nuk kanë ndodhur kurrë më parë.

Reagimi i Topallit:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!

Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .

Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.

Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare...Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.

Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.

Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.

Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.

Shkodranet jane braktisur.... nga te gjithe nga te gjithe...

Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit ...dhe eshte vetem! Vetem.

Të fundit