Flash News

KRYESORE

Ekzekutohet me armë zjarri një 35 vjeçar në Shkodër

Në fshatin Grudë, në Shkodër është vrarë me armë zjarri një person, tek vendi i njohur si ‘Fusha e Aviacionit’.

Viktima është identifikuar si Nard Polia, 36 vjec nga Thethi. Polia është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Bëhet me dije se viktima është pronar i një bujtine në Theth.

“Sot në orën 16:30, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi N.P, i plagosur me armë zjarri, por me gjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet”, ka njoftuar policia, ndërkohë që thotë se është vënë në ndjekje të autorëve ende të paidentifikuar.

Të fundit