Flash News

KRYESORE

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para nga policia

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër.

Sipas policisë, Gjergj Krygja 43 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Njësisë Administrative Pult, Shkodër.

“Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, sqaron policia në një njoftim paraprak.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Pak ditë më parë, më 21 tetor u vra 55-vjeçari Lazër Arraj banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Arraj u gjet i vrarë në rrugë dhe ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat, të parët që e gjetën të pajetë.

Të fundit