Flash News

KRYESORE

Qëllohet me plumb në kokë biznesmeni pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku pas raportimit për të shtëna me armë bëhet me dije se plagosur rëndë ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë.

Policia fillimisht ka marrë një telefonatë përmes së cilës është raportuar një vrasje pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në ish-Bllok, por një mjek ka përgënjeshtruar policinë dhe ka deklaruar se është gjallë dhe me ndërgjegje në spitalin e Traumës. Menjëherë forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje nga ku bëhet me dije se është qëlluar në kokë dhe afrër zemrës me armë shtetasi Tefik Hyka 57 vjeç.

Bëhet me dije se autori i Hykës ka qenë me motor. Ngjarja ka ndodhur pranë kafe 'Ujëvarës' ku biznesmeni ka qenë duke pirë kafe me sekretaren e tij. Nga hetimet paraprake mësohet se autori ka qenë i shoqëruar, por është arrestuar menjeherë pas ngjarjes. Hyka ka qenë në shënjestër edhe më parë dhe është tentuar të ekzekutohet në forma dhe mënyra të ndryshme.

"Gjallë është me ndërgjegje" ka thënë mjeku.  Vijon...

 

Të fundit