Flash News

KRYESORE

Ekzekutohet para shtëpisë avokati që mbrojti Slobodan Milosheviçin

Ekzekutohet para shtëpisë avokati që mbrojti Slobodan

Avokati i njohur serb Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeçar, është ekzekutuar në mënyrë mafioze, para shtëpisë së tij në Beograd, ndërsa i biri ka mbetur i plagosur.

Ognjanoviç, i cili ka mbrojtur shumë njerëz nga bota e krimit në Serbi. Avokati penal ishte mjaft i njohur në Serbi, ndërsa mbrojti edhe Slobodan Milosheviçin, në gjyqin për krime lufte, në Gjykatën e Hagës.

Ministria e Brendshme serbe njoftoi se atentati ndaj Ognjanoviç ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagos dhe po merr trajtimin mjekësor.

Të fundit