Flash News

KRYESORE

Ekzekutohet shqiptari në Berlin, autori më pas qëllon edhe veten

Ekzekutohet shqiptari në Berlin, autori më pas qëllon edhe veten

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në Berlin me armë zjarri, ndërsa pas tij autori ka vrarë edhe veten.

Sipas të dhënave të deritanishme, Blendi G, 47 vjeç u qëllua me një plumb në trup dhe një në kokë, duke mbetur i vdekur në vend, rreth 200 metra larg banesës ku jetonte, ndërsa po kthehej pas një feste.

Mësohet se viktima punonte si roje sigurie në një dyqan të Boss në Berlin.

Ndërkohë, edhe vetë autori rreth 60 vjeç, gjithashtu shqiptar, pas krimit ka qëlluar veten. Ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa 47-vjeçari la pas gruan dhe dy fëmijë.

Të fundit