Flash News

KRYESORE

EL: Arsenali argëtohet me "poker", Strakosha ia del ndaj Rennes

EL: Arsenali argëtohet me "poker", Strakosha ia del ndaj Rennes

Arsenali sonte u argëtua duke luajtur me Standard Liege në shtëpi. Skuadra londineze fitoi 4-0 në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Sulmuesi Martinelli shënoi dy gola dhe dha një asist për londinezët. Padiskutim që ai është lojtari i ndeshjes, teksa vendosi edhe një rekord. Djaloshi është lojtari më i ri (18 vjeç e 107 ditë), i cili ka shënuar të paktën 2 gola në një ndeshje në Europë për Arsenalin.

Sikur të mos mjaftonte klasi i tij, Willock dhe Ceballos shënuan dy golat e tjerë për ekipin e drejtuar nga Unai Emery. Arsenali tashmë nuk e diskuton veten në krye të grupit F me 6 pikë në dy ndeshje.

Ndërkohë, Lazio e Thomas Strakoshës fitoi 2-1 ndaj Rennes. Pas humbjes në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Inzaghi u tregua fantastike ndaj francezëve.

Mesfushori i kërkuar nga gjysma e Europës, Milinkovic-Savic shënoi golin e barazimit si përgjigje ndaj golit të Morelit. Goli i fitores për lacialët erdhi nga Immobile.

Të fundit