Flash News

KRYESORE

“El Chapo i dha 100 milionë dollarë ish-presidentit të Meksikës”

“El Chapo i dha 100 milionë dollarë ish-presidentit të

Kreu i klanit më të madh të drogës në botë, Joaquin Gurman, i njohur ndryshe si El Chapo, e ka korruptuar ish-presidentin e Meksikës, Enrique Penny Nieto, me 100 milionë dollarë. Deklarata është bërë në gjykatën amerikane nga Alex Cifuentes, bashkëpunëtori më i ngushtë i El Chapo.

El Chapo ndodhet aktualisht është në paraburgim në New York, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër tij.

Në seancën e fundit, Cifuentes deklaroi se bosi i drogës  i ka dhënë presidentit të Meksikës 100 milionë dollarë për ndaljen e përndjekjes policore. Pagesa është kryer në tetor të vitit 2012, pasi Nieto fitoi zgjedhjet presidenciale dhe priste ceremoninë e betimit dhe marrjen e detyrës.

Por sipas avokatit të El Chapos, Jeffrey Lichtman, ish-presidenti meksikan ka marrë 100 milionë dollarë të tjera edhe nga udhëheqësi i narko-kartelit Ismail El Maya.

Ish-presidenti meksikan, Nieto, hodhi poshtë akuzat dhe vlerësoi si të pabaza përpjekjet për komplot kundër tij.

Të fundit