Flash News

KRYESORE

 “El Clasico” i parë pa Messin dhe Ronaldon

 “El Clasico” i parë pa Messin dhe Ronaldon

Sot në orën 16:15 do të luhet përballja më emocionuese në kampionatin spanjoll të futbollit, takim i cili kësaj here ka një të veçante.

Në stadiumin “Camp Nou” do të luhet ‘El Clasico’ i parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ku do të mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna për shkak të dëmtimit i cili do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave, ndërkohë që për Ronaldon dihet fakti që ai tashmë është pjesë e ekipit të Juventusit në kampionatin italian.

Por megjithatë, edhe pse mungojnë dy yjet e futbollit botëror, klasikja mbetet një ndër përballjet që do të mbledhë gjithmonë miliona tifozë para ekranit.

“La Liga” spanjolle ka organizuar shfaqje në mbarë globin për të ndjekur “El Clasico”-n, pavarësisht diferencës së orës, madje ka shpërndarë në shumë shtete protagonistë të dyja ekipeve për të entuziazmuar turmat.

Në Kalkuta të Indisë është parashikuar një festë gjigante në stadiumin e Bengalit, ndërsa në Shangai pritet të jenë 50 mijë tifozë në “Fan Zone”-n e ngritur atje. Po kaq madhështore pritet edhe atmosfera në kryeqytetin e Uzbekistanit, me 35 mijë tifozë që do të mblidhen në “Milli Stadium” për një ndeshje që nuk mund të parashikohet.

Të fundit