Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
El Salvador, kandidati me origjinë palestineze fiton zgjedhjet presidenciale
Nayip Bukele, kandidati me prejardhje palestineze, ka fituar zgjedhjet presidenciale në El Salvador. Komisioni i Lartë Zgjedhor bëri të ditur Bukele, kandidati i Aleancës së Madhe për Unitet Kombëtar, ka fituar 54 për qind të votave përballë tre kandidatëve të tjerë në El Salvador, vend në Amerikën Qendrore.
Ndërkaq, Carlos Callejas, kandidati i Aleancës Republikane Kombëtare, subjekt me orientim të djathtë, ka fituar 32 për qind të votave, ndërsa pas tij radhiten Hugo Martinez, ministër i Jashtëm që kandidoi me Frontin e Lirisë Kombëtare Farabundo Marti me 14 për qind të votave.
Kandidati i i lëvizjes "Vamos" (Eja), biznesmeni Josue Alvarado, ka ngelur nën 1 për qind të votave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nuk do të mbahet, pasi Bukele ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave që në raundin e parë.
Fitorja e Bukeles në zgjedhje është cilësuar si një sinjal i humbjes së dominimit të dy partive qendrore të cilat kanë qeverisur me vendin prej 25 vitesh.
Në El Salvador, vend me 6,5 milionë banorë, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Qindra mijëra persona që ikën nga kushtet e këqija në vend, kishin formuar një karvan së bashku me migrantë edhe nga vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe ishin nisur drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara.
- Kush është Nayip Bukele?
Origjina e Bukeles, ish-kryebashkiak i kryeqytetit San Salvador, daton që nga Palestina e periudhës osmane. Bukele vjen nga një familje e cila në fillim të shekullit 20 emigroi nga trojet palestineze në Amerikën Jugore.
Bukele lindi në vitin 1981 në San Salvador, nga një baba i cili ishte biznesmen i njohur dhe imam lokal. Ai filloi jetën profesionale në moshë të re, duke hyrë në sektorin automotiv dhe ishte distributor lokal i markave të njohura botërore.
Në vitin 2012 u bë kryetar bashkie në qytezën Nuevo Cuscatlan në jug të San Salvadorit, ndërsa në vitin 2015 filloi detyrën si kryetar bashkie i kryeqytetit.
Në të dyja zgjedhjet, ai kishte kandiduar për partinë e majtë Fronti i Lirisë Kombëtare Farabundo Marti, ndërsa u nda nga partia para zgjedhjeve të këtij viti.
Në fushatën e tij parazgjedhore, Bukele është zotuar të parandalojë korrupsionin, t'i japë fund dhunës së bandave dhe të rrisë punësimet. /AA/