Flash News

KRYESORE

Elbasan/ 5-vjeçari mbetet i mbyllur brenda në banesë, mbërrijnë forcat zjarrëfikëse

Elbasan/ 5-vjeçari mbetet i mbyllur brenda në banesë,

Një fëmijë i mitur kishte mbetur i mbyllur brenda në banesë sot, duke alarmuar prindërit.

Sipas bluve, në katin e 6-të të një pallati në Lagjen “Partizani” një fëmijë 5 vjeçar kishte mbetur brenda në banesë. Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrëfikses.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrëfiksen, në kohë reale u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku ndodhej fëmija 5 vjeçar.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve që të jenë më të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.

Policia e Elbasanit gjen rastin të falënderojë qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të telefonojnë për çdo rast në numrin pa pagesë 129.

 

 

 

Të fundit