Flash News

KRYESORE

Elbasan/ Goditet grupi që trafikonte klandestinë, në pranga 8 persona

Elbasan/ Goditet grupi që trafikonte klandestinë, në pranga 8

Policia e Shtetit shkatërroi një grup kriminal, që merrej me trafikimin e klandestinëve nga vendet e treta. Gjatë operacionit “Tranzit” u vunë në pranga 8 persona, ku kreu i grupit ishte një shtetas turk.

Policia veproi mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga policia e Elbasanit dhe Drejtoria Hetimore Qëndrore, ku një grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi - Shqipëri dhe Shqipëri - Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Evropian. Të ndaluarit akuzohen për veprën penale “ Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” në bashkëpunim.

Në flagrancë u kapën G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë, R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Ndërsa mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë, U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë dhe F.S., 21 vjeç, me banim po në kryeqytet.

Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku. hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Të fundit