Elbasan/Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, 3299 familje mbeten pa energji elektrike

Reshjet e shumta të dëborës dhe moti i ftohtë që ka karakterizuar ditët e fundit, kanë penalizuar një sërë qarqesh, ku shumë shkolla në zonat e thella kanë ndërprerë mësimin.

Në fshatrat malorë të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasi kanë mbetur pa energji elektrike rreth 3299 familje.

Ndërkohë, rrethi i Elbasanit nuk zhvillon mësim në 5 shkolla, në të cilat zhvillojnë mësim 400 nxënës gjithsej.

Rrethi Gramsh nuk zhvillon mësim vetëm në një shkollë, për shkak të rrugëve të bllokuara dhe rrethi i Peqinit zhvillon mësim me orar të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes.

Ndërsa në rrethin e Librazhdit, nuk zhvillohet mësim në asnjë shkollë.