Flash News

KRYESORE

Elbasan, shkrumbohet kati i fundit i një pallati

Elbasan, shkrumbohet kati i fundit i një pallati

Ambientet e një apartamenti në katin e fundit të një pallati në Elbasan janë përfshirë nga flakët ditën e sotme  duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” dhe fillimisht kanë qenë banorët e pallatit ata që e kanë marrë situatën nën kontroll për shuarjen e flakëve.

Mësohet se në banesë nuk ka patur njeri në momentin e rënies së zjarrit, por nga flakët janë shkatërruar mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhejn e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit