Flash News

KRYESORE

Elbasan, shpërthim eksplozivi në lokalin e ish-futbollistit në orët e para të mëngjesit  

Elbasan, shpërthim eksplozivi në lokalin e ish-futbollistit në

Elbasani nuk gjen qetësi.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se lokali ishte nën administrimin e ish-futbollistit Mateo Toçi.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, sqaron policia.

Të fundit