Flash News

KRYESORE

Elbasan, studentët: Pedagogët po na kërcënojnë me mungesa

Elbasan, studentët: Pedagogët po na kërcënojnë me

Në Elbasan, studentët vijojnë protestat dhe bojkotin, duke denoncuar edhe kërcënimin, që sipas tyre, ka ardhur nga pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Një student i fakultetit të Infermierisë në Elbasan, shprehet se ata janë kërcënuar me mungesa nga pedagogët. Kjo, sipas studentëve, është në kundërshtim të plotë me urdhrin e dekanit, i cili kishte njoftuar më parë se mungesat e tyre nuk do të merren.

Protesta vijon edhe në disa fakultete në Tiranë, ku studentët kanë zgjedhur të ngujohen brenda ambienteve deri në përmbushjen e kërkesave.

Të fundit