Flash News

KRYESORE

Elbasan/ Të sëmurë dhe të braktisur nga fëmijët, digjen në banesë burrë e grua

Elbasan/ Të sëmurë dhe të braktisur nga fëmijët,

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Sipas policisë, burrë e grua janë identifikuar si Shyqyri dhe Sabrie Liçi, përkatësisht 65 dhe 60 vjeç.

Sipas të dhënave të para nga policia, bashkëshortët kanë ndërruar jetë, si pasojë e flakëve që përfshiu banesën e tyre, pas rrjedhjes së bombolës së gazit, e cila më pas shpërtheu në flakë.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme. Mendohet se ka qenë 65-vjeçari ai i cili ka hapur bombolat e gazit të cilave më pas u ka vënë flakën, duke djegur bashkë me ta, të gjithë shtëpinë dy-katëshe.

Autori vuante nga depresioni, ndërsa gruaja nga një sëmundje e rëndë. Mendohet se ata janë vetëflijuar edhe për shkak se ishin braktisur nga fëmijët.

Të fundit