Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Elbasani miraton taksën e pronës, LSI dhe PDIU bashkojnë votat me PS
Këshilli Bashkiak i Elbasanit u bë i pari në rang vendi që miratoi taksën e re të pasurisë, ndërsa shfrytëzoi të drejtën për ta ulur atë me 30 % të vlerës. Vendimi kaloi këtë të mërkurë me votat e këshilltarëve të PS e LSI dhe PDIU dhe kundërshtimin e demokratëve.
Votimi tregoi se PD e LSI, ndryshe nga politika e madhe ne Tiranë, nuk ndajnë të njëjtat qëndrime në parlamentet lokale, ndaj kreu i grupit demokrat, Blendi Himci nuk nguroi ti akuzojë si vegël e maxhorancës në Këshillin bashkiak Elbasan.
“Ka qenë gjithmonë vegël e vendimeve të mazhorancës dhe ka një mosrakordim që e di vetë LSI, nuk mund të hyj në punët e LSI-së midis qendrës dhe këshilltarëve”, tha ai.
Qeveria kishte vendosur 1 prillin e këtij viti si datën e re të nisjes së taksës së pronës por asnjë nga bashkitë nuk e realizoi në kohë përllogaritjen dhe as votimin në Këshillin bashkiak.
Por sa do të paguajë një qytetar nga Elbasani pas vendimit të Këshillit bashkiak që pritet të hyjë në fuqi në muajin e ardhshëm?
Ora News bëri një përllogaritje mbi bazën e formulës së vendosur nga qeveria për një apartament vlera e të cilit shkon në 50 milion lekë, ku një qytetari nga Elbasani do ti duhet të paguajë 2500 lekë të vjetra në muaj, ndërsa me uljen 30% që ka bërë këshilli bashkiak, do të duhet të paguajë 1750 lekë të vjetra.