Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Elbasani në ‘shtetrrethim’, publikohen pamjet e arrestimeve dhe sekuestrimit të makinave luksoze
Situata në Elbasan i ngjan një ‘shtetrrethimi’ pasi uniformat blu ndodhen në çdo cep të qytetit. Përveç angazhimit maksimal të policisë së Elbasanit, në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Operacionale, të cilat po kryejnë kontrolle të imtësishme ndaj çdo makine luksoze dhe atyre personave që dyshohet se janë shkelës të ligjit.
Vet policia ka publikuar pamjet e arrestimit të disa personave dhe sekuestrimit të makinave luksoze. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako paralajmëroi goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.
Njoftimi i policisë:
Prej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.
Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit "Vjeshtë 2017", për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.
Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.
Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.
Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.
Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.
Policia e Shtetit falënderon të gjithe qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetesimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.