Flash News

KRYESORE

Elbasani nis përgatitjet për Ditën e Verës; qeveria pjesë e festës së shumëpritur

Qyteti i bukur i Elbasanit ka nisur përgatitjet për ditën e verës, ku mijëra vizitorë mblidhen për të shijuar ballokumet dhe atmosferën e krijuar në këtë ditë feste.

Ditën e djeshme në Elbasan u çel Panairi i Dytë i Librit në kuadër të aktiviteteve që Bashkia e Elbasanit ka organizuar me rastin e Ditës së Verës.

44 shtëpi botuese prezantojnë titujt e tyre në këtë panair i cili do të qëndrojë i hapur deri në 14 Mars. 

“Shtëpitë botuese kanë vlerësuar kulturën elbasanase, qytetit të librit  e dijes, duke zgjedhur, jo vetëm të marrin pjesë, por edhe të sjellin titujt më të mirë”, thuhet në njoftimin e faqes së Bashkisë.

Bashkia e Elbasanit ka publikuar dhe axhendën e aktiviteteve të cilat nisën në 10 Mars dhe do të përfundojnë mesditën e 14 Marsit kur familjet elbasanase dhe miqtë do tu drejtohet vatrave familjare dhe ambienteve festive.

Përveç aktiviteteve kulturore dhe koncertit të madh festiv, edhe i gjithë kabineti qeveritar ka parashikuar të jetë në Elbasan me rastin e ditës së verës. Mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në 13 Mars në Elbasan, për të vijuar më pas me aktivitetet e 14 Marsit.

Të fundit