Flash News

KRYESORE

Elbasani tregon rastet, mbi 200  persona në ditë vijnë të prekur nga virusi i gripit

Elbasani tregon rastet, mbi 200  persona në ditë vijnë

Situata e gripit në vendin tonë është në kushte alarmante dhe një prej qyteteve që sjell statistika është edhe Elbasani. Janë mbi 200 raste në ditë që trajtohen nga vetëm një mjek specialist dhe kjo vjen si pasojë e shmangies që i bëhet mjekut të familjes. Tashmë me uljen e temperaturave, mundësitë e zhvillimit të virozëve edhe në popullsinë e paprekur është shumë i lartë.

Sipas shefes së Pediatrisë së Elbasanit rastet vijnë kryesisht me temperaturë të lartë dhe të vjella, simptoma këto që tregojnë drejtpërdrejt prekjen nga virusi.

Këtë javë është rritur shumë numri i vizitave. Numri mesatar ka qenë 150 dhe ka arritur deri në 200 në fund-javë. Rastet që paraqiten me bronko-pneumoni, me bronkiloite me aztma, me otite ne I shtrojmë në spital, rastet e tjera marrin ndihmën e urgjencës dhe paraqiten më pas pranë mjekut të familjes”, është shprehur mjekja.

Të fundit