Flash News

KRYESORE

“Eleanor”, 1 i vdekur dhe 15 të plagosur si pasojë e motit të keq në Europë

Stuhia “Eleanor” e cila ka goditur veriun e Europës si dhe Gjermaninë dhe Francën ka shënuar viktimën e parë në alpet franceze. Ndërkohë 15 persona kanë mbetur të plagosur nga të cilët 4 janë në gjendje të rënë.

Si pasojë e stuhisë, linja të furnizimit me energji elektrike kanë pësuar dëmtime duke lënë me mijëra njerëz pa ngrohje. Në Zvicër një tren si pasojë e erërave të forta ka dalë nga shinat duke lënë disa persona të plagosur lehtë.

Shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 200 kilometra dhe stuhia është duke u shpërngulur me shpejtësi drejt rajonit të Korsikës.

Për shkak të stuhisë janë ndaluar fluturimet nga aeroporti i Parisit si dhe nga e gjithë pjesa lindore e Francës. Ndërkohë në Gjermani shpejtësia e erës ka arritur në 120 kilometra, gjë e cila ka çuar në ndalimin e qarkullimit të transportit publik.

Të fundit