Flash News

KRYESORE

Elektriçistët e aksidentuar në Shkodër do të nisen për kurim në Itali, OSHE mbulon shpenzimet

Elektriçistët e aksidentuar në Shkodër do të nisen

Dy punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të cilët pësuan dëmtime nga aksidenti i pak ditëve më parë në Shkodër ndërsa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut do të dërgohen për kurim në Itali.

OSHEE njofton se ka marrë përsipër dërgimin për ndërhyrje të specializuar jashtë vendit për 46 vjeçarin Afrim Halluni me funksion elektricist i linjave të tensionit të lartë dhe 30 vjeçarin Erion Hafizi me funksion operator në nënstacionin Shkodra 1.

Kompania e shpërndarjes do të mbulojë financiarisht dërgimin ditën e hënë të dy të lënduarve me avion special mjekësor drejt spitalit “Sant Eugenio” të Romës dhe kurimin në spital për djegiet që kanë pësuar.

Të fundit