Flash News

KRYESORE

‘Eleminimi’ i Tom Doshit/ Në gjyq e gjithë politika, thirren si dëshmitarë Rama, Meta dhe Berisha; Llalla mbetet jashtë

‘Eleminimi’ i Tom Doshit/ Në gjyq e gjithë politika,

E gjithë politika dhe zyrtarët më të lartë të shtetit do të dëshmojnë së shpejti përpara një trupi gjykues.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të thërritur si dëshmitarë në gjyqin ndaj deputetit Tom Doshi, kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Saimir Tahiri, kreun e LSI Petrit Vasili, deputeten Monika Kryemadhi dhe ish-shefin e Policisë Artan Didi.

Të gjithë këta zyrtarë do të japin informacionin e tyre rreth akuzës së Doshit ndaj Metës, se ky i fundit kishte përgatitur një atentat ndaj tij. Hetimet treguan se akuza ishte rremë, megjithatë u vërtetua se për këtë çështje kishin informacion shumë zyrtarë.

Ndërkohë, gjykata nuk ka pranuar kërkesën që edhe kryeprokurori Adriatik Llalla të ishte dëshmitar në këtë çështje.

Të fundit