Flash News

KRYESORE

Eleni Foureira: E dua Shqipërinë, por ndihem greke

Eleni Foureira: E dua Shqipërinë, por ndihem greke

Këngëtarja e njohur Eleni Foureira ka komentuar sërish origjinën e saj. Në një intervistë për në një televizion në Greqi, ajo ka theksuar se e respekton shumë vendin e saj të origjinës, pra Shqipërinë, por sërish ndihet më shumë greke se sa shqiptare.

“Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, unë ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke.

E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote”, thotë Eleni.

Këngëtarja ka lindur në Shqipëri dhe u largua në Greqi me familjen kur ishte një fëmijë. Ajo garoi këtë vit në Eurosong dhe zuri vendin e dytë, ndërsa përfaqësonte Qipron.

Të fundit