Eleni Fuoreira në “Festivalin e Këngës në RTSH”

Që pas pjesëmarrjes së saj dy vite më parë në Euovizion, emri i Eleni Foureirës nuk është më i panjohur. Fama e saj është shtrirë dhe jashtë kufijve grek dhe është e suksesshme dhe ndërkombëtarisht.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila ka ndërtuar karrierën e saj muzikore në Greqi, do të jetë e ftuara speciale e “Festivalit të Këngës në RTSH”.

Burime për ‘News31’ kanë zbuluar se në një nga netët gjysmëfinale do të vijë si e ftuar speciale këngëtarja shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë e Elenit në Shqipëri pasi para disa kohësh ajo ka kënduar në Tiranë por është hera e parë që ngjitet në një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

In these moments time stood still … #thankyou #foryourlove #myangels

A post shared by Eleni Foureira (@foureira) on