Flash News

KRYESORE

Elhaida Dani e dashuruar? Këngëtarja flet për jetën e saj private

Elhaida Dani e dashuruar? Këngëtarja flet për jetën e saj

Këngëtarja Elhaida Dani rrëmbeu çmimin e dytë në “Kënga Magjike”,duke u renditur pas Anxhela Peristerit. Elhaida është treguar gjthmonë e kujdesshme përsa i përket jetës privare.

E pyetur nga Rudina Magjisteri nëse është në një marrëdhënie, këngëtarja tha se ende nuk ka asgjë të re për të treguar, por shtoi se djali që do të jetë krah saj duhet ta trajtojë si princeshë.

“Nuk ka asnjë të re që do të doja ta bëja publike. Unë njoh kaq shumë njerëz në përditshmëri që ndër ta mund të jetë edhe personi ideal, por kur takoj shoqen time të ngushtë ajo më thotë: Dëgjo Elhaida, ty mund të të vijnë shumë propozime, por djali që duhet të jetë me ty duhet të të trajtojë si princeshë. Dhe unë tani vërtet mendoj se ai që do jetë krah meje duhet të më trajtojë vërtet ashtu siç unë besoj se e meritoj”,- tha Elhaida për “Rudina”.

Të fundit