Flash News

KRYESORE

Elhaida Dani realizon cover-in e këngës 'Plas' të Flori Mumajesit

Elhaida Dani realizon cover-in e këngës 'Plas' të Flori
Kënga "Plas" e Flori Mumajesit është një nga këngët më të dëgjuara për momentin. Fituesi i "Kënga Magjike 2018" ka arritur të depërtojë në zemrën e publikut shqiptarë por edhe të kolegëve të tij po ashtu. Siç ka ndodhur me Elhaida Danin,  e cila  ka realizuar cover-in e kësaj këngë. Flori vetë e ka postuar në Instagram, ku shkruan se ky cover nga Elhaida shoqërohet me një gotë verë, me sytë mbyllur dhe nuk ka më bukur se kaq.  e Ndërsa Elhaida ka shkruar për realizimin e këtij cover-i se është dhuratë për Flori Mumajesin. "E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë... Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time... Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhurate për @iamflorimumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde."

Të fundit