Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Elhaida Dani u përgjigjet skeptikëve: E kam kaluar fazën e kompeticioneve në jetë
Këngëtarja Elhaida Dani ka korrur sukses brenda dhe jashtë Shqipërisë. E ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel", Elhaida ka folur për baladën e saj më të re, “Më mbaj”, me tekst e kompozim të realizuar vetë, një bashkëpunim me Dj Oltin ku shfaqej tepër sensuale e veshur me të bardha në një pishinë.
E pyetur për titullin e këngës, nëse kishte të bënte me një histori personale, Elhaida ka treguar se tek kjo këngë plot ndjenjë kushdo mund ta gjejë veten ngrohtë për sa i përket jetës private. Vetëm një ditë pas publikimit të klipit në kanalin Youtube, këngëtarja ka shprehur kënaqësinë e saj në lidhje me pritshmëritë e fansave dhe shikueshmërinë e saj.
E pyetur nga gazetarja Jonida Shehu në lidhje me pjesëmarrjen në kompeticione, Elhaida është shprehur: “Nuk kam nevojë që të tregoj aftësitë, me këngën e fundit duken qartë aftësitë e mia dhe vokali, e kam kaluar fazën e kompeticioneve në jetë”, duke i'u përgjigjur në këtë mënyrë dhe skeptikëve.
Klipi i ri e rikthen Elhaidën pranë publikut shqiptar që prej pjesëmarrjes së saj në “Eurosong 2015”, por që atëherë këngëtarja ka vendosur të rrijë larg botës së spektakleve.