Flash News

KRYESORE

Elia Zaharia tregon hapat e para të aktrimit, ishte vetëm 4 vjeç

Aktorja Elia Zaharia duket se e ka nisur karrierën e saj që kur ishte ende fëmijë dhe për publikun ky fakt nuk ka qenë i njohur.

Elia ka qenë pjesë e filmit ‘Shpella e piratëve’ nga romani i Petro Markos, ku  ka interpretuar rolin e motrës së Lolos, kur ishte vetëm 4 vjeç. Pjesë e kastit ka qenë edhe nëna e Elias, aktorja shqiptare Yllka Mujo, në rolin e Evës.

Ka qenë vetë aktorja e cila ka publikuar disa foto nga filmi në “Instagram”, ku ka shkruar: “Unë në filmin Shpella e piratëve”.

Elia Zaharia tashmë është një nga aktoret më të suksesshme shqiptare e cila numëron me dhjetëra role, kryesisht në teatër.

Të fundit