Flash News

KRYESORE

Eliminimi i Argjentinës nga Botërori, vetëvritet tifozi i 'flaktë' i Messit

Eliminimi i Argjentinës nga Botërori, vetëvritet tifozi i

Eliminimi i Argjentinës nga Franca ka prekur zemrat e shumë tifozëve të ekiit latin. Mes tyre është edhe tifozi i flaktë, Monotosh Halder, një 20 vjeçar nga Bengali Perëndimorë në Azi, i cili është gjetur i vetëvrarë në dhomën e shtëpisë së tij, raporton Goal.com.

“Djali im nuk ka pasur ndonjë sëmundje. Ai ka qenë tifoz i Argjentinës dhe që nga fillimi i Botërorit është ngujuar para televizorit, duke shikuar ndeshjet. Pas humbjes së Argjentinës nga Franca ai ishte shumë i mërzitur. Por ne kurrë nuk e mendonim se do të bënte një gjë të tillë”, ka thënë babai i tifozit të ndjerë, Mongol Halder.

Ndërkohë në raportin e policisë thuhet: Jemi duke hetuar rastin. Duket se Monotosh Halder, ka kryer vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës në Kupën e Botës.

Halder kishte si idhur yllin e Barcelonë, Lionel Messin.

Të fundit