Flash News

KRYESORE

Eliminimi lë me pasoja lojtarët gjerman; 2 ditë pa gjumë

Eliminimi lë me pasoja lojtarët gjerman; 2 ditë pa gjumë

Në Gjermani vijon të flitet për eliminimin e parakohshëm të ekipit nga Kupa e Botës. Në një intervistë për gazetën ‘Bild’ mbrojtësi Sami Kehdira është shprehur i zhgënjyer me paraqitjet e tij.

“Shfaqjet e mia ishin të pashpjegueshme. Në Torino kisha ndoshta sezonin më të mirë të jetës sime, pastaj erdha në Rusi dhe luaja keq kundër Meksikës dhe Koresë. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë dhe mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Është e drejtë që kritikona së bashku me shokët e ekipit”.

31-vjeçari zbuloi se që prej ditës që ekipi u eliminuta, atë nuk e ka zënë më gjumi. “Unë u përpoqa të flija, por nuk munda, vazhdoj të zgjohem pa pushim. Ndjej shumë dhimbje. Është e padurueshme për mua që turneu të zgjasë edhe dy javë, ndërsa ne do të qëndrojmë në shtëpi. Më vjen keq për tifozët që na kanë mbështetur”, tha gjermani.

Kujtojmë se Gjermania përfundoi e fundit në Grupin F me tre pikë, po aq sa Korea e vendit të tretë gjersa Suedia ishte lidere me gjashtë pikë, aq sa vendi i dytë Meksika.

Të fundit