Flash News

KRYESORE

Eliminimi nga Champions League, revolucion tek PSG

Eliminimi nga Champions League, revolucion tek PSG

Eliminimi nga Champions League pritet të shkaktojë një revolucion tek PSG. mediat në Francë kanë nisur të flasin për lëvizjet që pritet të ndodhin në ekipin i cili kryeson kampionatin.

Dani Alves është në listën e atyre që do largohen por nuk është operacion i thjeshtë pasi braziliani ka një raport të veçantë me Neymar dhe kjo mund të jetë një pengesë për shtijën e tij.

Neymar dhe Mbappé pritet të jenë kolonat e forta të ekipit të ‘ri’ që PSG do të ndërtojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Cavani, Verratti, Di Maria dhe Pastore janë jashtë planeve të klubit dhe shitja e tyre mund ti sjellë PSG jo pak të ardhura për të shpenzuar në merkato. Edhe Rabiot është në listë

Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit ku drejtori sportiv, Antero Henrique është më i rrezikuari.  

Të fundit