Flash News

KRYESORE

Elis Bakaj ofendon tifozët e Partizanit, u tregon gishtin e mesit

Elis Bakaj ofendon tifozët e Partizanit, u tregon gishtin e mesit

Mesfushori i Kukësit, Elis Bakaj ka bërë një gjest të pahijshëm gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Ishte minuta e 92, kur Bakaj po zëvendësohej nga trajneri Peter Pakult dhe teksa po dilte nga fusha, ai nxorri gishtin e mesit ndaj tifozëve të kuq.

Ky veprim i Bakajt u vu re edhe nga arbitri kryesorë i ndeshjes, Krident Meta, i cili e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq. Megjithatë, Bakaj nuk u mjaftua me kaq, pasi mësohet se në korridoret e stadiumit "Selman Stermasi" ai pati edhe një konflikt verbal me drejtorin e përgjitshem të Partizanit, Olsi Rama.

Ndërkohë, ndeshja përfundoi 3-1 për Kukësin që tashmë e sheh veten në vendin e tretë në renditje.

Të fundit