Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Elisa Spiropali dhe Albana Vokshi debatojnë me tone të ashpra live në emision
Emisioni i sotëm “Studio e Hapur” në News 24 ka nisur me tone të larta mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe sekretares për rininë në PS, Elisa Spiropali teksa diskutohej për tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet e 7 Majit.
Ndërsa Vokshi sqaronte arsyet pse PD e cilësoi fitore të Republikës së Re mosmbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, zyrtarja e PS-së iu kundërvu.
“Ata bënë presion të gjithanshëm, e tërë administrata zbarkoi në Kavajë, ushtronte presion. Kur grupi i deputetëve tanë vajti atje njerëzit kishin frikë të flisnin. Rama u braktis edhe nga aleatët, asnjëri prej tyre nuk mori mundimin të futej në këto zgjedhje. Ndaj them që kjo ishte fitore e opozitës, e para e Republikës së Re”.
Çfarë fituat ju me Kavajën?
Vokshi: Rama u tërhoq, ne treguam që ishin zgjedhje farsë, të tilla nuk ka dhe nuk do të ketë. Treguam se zgjedhjet nën frymën e bandave, drogës pushtetit nuk mund të bëhen. Edhe mësuesja jepte porosi nxënësve
Spiropali: Unë kam qenë në Kavajë, jo më larg se 10 ditë më parë bëmë një takim me të rinjtë e Kavajës, ju premtoj se në të takim nuk kishte asnjë njeri të detyruar. Sa për mësuesen, ajo u pushua urgjentisht.
Vokshi: Është e turpshme të thuash që mësuesja e bëri vullnetarisht. Porositë i keni dhënë për gjithë drejtuesit
Spiropali: Administrata sillej si dele nëpër mitingje në kohën tuaj. Ju e përdorni shprehjen djep i demokracisë, por e kishit lënë si xhep Kavajën. S’kishte rrugë, as bulevard ishte si në mesjetë. Deputeti i asaj zone ishte kryeministër, e kuptoni sa rëndë ishte situata.
Vokshi: Historia fillon para Edi Ramës, mëso pak histori, nuk e di sa vjeç ke qenë, por mëso pak…
Spiropali: Bastionet janë koncept i vjetër Albanë, ne nuk i konsiderojmë turmë njerëzit
Vokshi: Kavaja e dëshmoi se nuk e lejon vendosjen e monizimit